Ndryshimet klimatike; oqeanet po thithin më shumë nxehtësi nga sa mendohej

59DE09BC-7EF3-4547-A501-93A531528F16.jpeg

Sipas studiuesve, bota ka nënvlerësuar seriozisht sasinë e nxehjes së oqeaneve gjatë 25 viteve të fundit.
Studimi i tyre sugjeron se detet kanë thithur 60% më shumë nxehtësi nga sa mendohej më parë.
Sipas tyre, kjo do të thotë se Toka është më e ndjeshme ndaj emetimeve të karburanteve fosile sesa vlerësohet.
Sipas studiuesve, kjo mund t’a vështirësojë mbajtjen e ngrohjes globale brenda niveleve të sigurta.
Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC), ka llogaritur se oqeanet e botës kanë marrë mbi 90% të nxehtësisë së tepërt të bllokuar nga gazrat me efekt serrë.
Shkencëtarët i llogarisin parashikimet rreth ngrohjes globale duke shtuar nxehtësinë e tepërt që prodhohet nga sasia e gazeve serë të emetuara nga aktiviteti njerëzor. Kjo përllogaritje e re tregon se shumë më tepër nxehtësi sesa mendonim se po shkonte në oqeane.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303