fbpx

Ndryshimet Kushtetuese/ Rama i kujto PD-së grevën e LSI-së në vitin 2008

Për Kryeministrin Edi Rama kur Partia Demokratike akuzon se Kushtetuta u ndryshua në mënyrë të njëanshme, duhet të kujtojë grevën e LSI-së në vitin 2008.

“Varet si e vendos metrin e gjerësisë së konsensusit sepse kushtetuta e ka të qartë se çfarë do të thotë konsensus, 94 vota, pra shumë më tepër sesa votat e një shumice. E dyta në 2008, konsensusi nuk ishte i plotë, nuk ishte 100%, kishte deputetë që në Kuvend bënin grevë urie, jashtë parlamentit ishte një komitet nga shoqëria civile kundër ndryshimeve dhe nuk më kujtohet të jetë konsideruar e pamjaftueshme, pavarësisht kritikave, ajo që ndodhi si proces dhe dakordësi.

Ndërkohë që këtë herë kemi pasur konsensus brenda dhe jashtë parlamentit për një pjesë, kemi pasur brenda parlamentit por jashtë për një pjesë tjetër, por konsensus 100% mund të ndodhë shumë rrallë, por nuk mund të rrihet duke pritur që të vijë 100% që të kalojë një vendimmarrje të caktuar. Vendimmarrja është absolutisht brenda frymës dhe normave kushtetuese dhe përfaqëson konsensus të gjerë kushtetues në parlament dhe në popull. Duhet të ishin 94 vota, por ishin 106, mund të ishin më shumë nëse nuk do të kishte mungesa për arsye shëndetësore”, tha Rama për Report tv.