Akademiku Artan Fuga ka folur në lidhje me Ndryshimet në Kodin Penal gjatë një live me skype për News24. Ai i cilësoi këto ndryshime si antinjerëzore.
“Ndryshimet në Kodin Penal janë cnjerëzore, të papranueshme. Në vend se të ketë një ligj të posacëm për këtë gjendje të jashtëzakonshme, futet në Kodin penal sikur është ligj i zakonshëm. Ata deputetë duhet të mbajnë përgjegjësi të mëdha.
Unë jam që ai që dëmton shëndetin publik, të dënohet, madje edhe 10 vjet nëse ka sjellë pasoja të rënda, por nuk analizohet korpusi ligjor kështu. Ku do shkoj unë? Nëse nuk dola, ku do të shkoj përvec shtëpisë? Ku është e drejta për avokat? Ku mund të ankohem unë? Si do të bëhet cështja? Janë shumë të rrezikshme. Kush bën keq, patjetër që duhet dënuar. Sigurisht e ka Danimarka, por e ka me persona që mund të jenë terroristë, e të rrezikshëm e jo me njeriun e shëndoshë”, tha Fuga.
Artan Fuga theksoi se edhe në Shqipëri duhen bërë teste si në të gjitha shtetet e se duhet vepruar si në Perëndim.
“Ne duhet të bëjmë të gjitha ato që bëjnë të gjitha shtetet. Në një farë mënyrë edhe atë që bën shteti shqiptar. Duhen bërë testime. Shoqëria përpiqet të jetë e kujdesshme e të mbrojë popullsinë. Këtu ka disa gjëra. Disa persona që nuk janë specialist të pandemisë, por janë vetëm statistician apo ku di unë, bëjnë analizën sociale. Ky është një sharlatanizëm. Janë disa deklarata që bëhen e kanë reminishenca konservatore. Ajo që bëj unë, që shoh si veprohet në Europë e në botë, e t’i aplikojmë edhe tek ne”, u shpreh Fuga.