fbpx

Ndryshimet në Kushtetutë, Soreca reagim të menjëhershëm, ja çfarë thotë nga Vlora…

Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar nga Vlora lidhur me ndryshimet në Kushtetutë duke theksuar se janë jashtë rekomandimeve të BE.

“Pa këtë kusht nuk mund të fillojë konferenca e parë. Ndryshimet Kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE-së. Duhen bërë konsultimet përkatëse”, tha Soreca.

Ambasadori ka kërkuar që palët të zbatojnë marrëveshjen e 5 Qershorit që sipas tij u mirëprit nga Bashkimi Europian. Sipas ambasadorit, Reforma Zgjedhore është një pikë kyce për të hapur negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Palët të vazhdojnë me të njëjtën frymë bashkëpunuese. BE e ka mirëpritur, të miratohet. Reforma Zgjedhore është kyç për hapjen e negcoviatave. Kemi parë propozime të reja, por nuk janë pjesë e propozimeve të OSBE”, tha Soreca.