Ndryshimet në qeveri dhe protesta e studentëve, Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë

Menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Rama, i pyetur nga mediat për ndonjë lëvizje të mundshme në kabinetin qeveritar, tha se para se të bëjë një veprim të tillë i duhet të mendojë gjatë.

Ai tha gjithashtu se partia që ai drejton, po monitoron dhe po përpiqet  ta zbërthejë protestën e studentëve, e cila sipas tij i dha një shuplakë të fortë qeverisë për të reflektuar dhe bërë më shumë për qytetarët.

Mes tjerash, Rama pohoi se e rëndësishme është që qeveria të reflektojë prej gabimeve dhe ketë ta demonstrojë për t’u përmirësuar në qeverisjen e vendit.

Protestat e studentëve i ka dhënë një shuplakë qeverisë. Ashtu siç kam thënë ashtu po bëjmë, protesta ka natyrën e vet. Reflektimi pas asaj shuplake do të vazhdojë.

Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk e them asnjëherë fjalën fundit të parën. Gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet. Di gjithmonë radhën e lëvizjeve. Ne do të bëjmë gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjiteti shqetësimit të studentëve.

Ka shumë për të bërë, njerëzit meritojnë më shumë akoma, në këtë aspekt kemi shumë për të korrigjuara. Të mësojmë prej gabimeve e të shkojmë përpara.  E kemi lexuar me shumë vëmendje dhe me shumë respekt mesazhin e protestës.

(real-news.tv)

Lër një koment