20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Ndryshimet që do të pësojë organizmi juaj nëse konsumoni fara liri

spot_img

Shumë prej jush janë mësuar t’i hanë çdo mëngjes në kos dhe drithëra ose t’ia shtojnë sallatës. Këto fara të vogla përmbajnë shume vlera ushqyese si:  acide yndyrore Omega-3, Omega-6, vitamina B1, B2, hekur dhe zink, etj, përbërës të shëndetshëm që sjellin shumë efekte pozitive për organizmin.

Ulin rrezikun e kancerit

Sipas një studimi kanadez ku u përfshinë më shumë se 6000 gra, u arrit në konkluzionin se një regjim i pasur me fara liri ul rrezikun e prekjes nga kanceri i gjorit dhe kanceri i zorrës së trashë.

Ulin tensionin e lartë të gjakut

Personat që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi regjimit ushqimor. Një dietë e pasur me fara liri është një aleat i shkëlqyer për ta mbajtur nën kontroll, duke ulur me 7% rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe duke reduktuar me 10% rrezikun e ishemisë cerebrale.

Përmirëson tretjen dhe parandalon problemet me kapsllëkun

Edhe pse shpeshherë nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur, jashtëqitja ka një rol kryesor në mirëfunksionimin e sistemit tretës. Një lugë çaji me fara liri përmban rreth 3 gramë fibra të tretshme në ujë, të cilat luajnë një rol jetik në parandalimin e kapsllëkut dhe diarresë. Kështu që përfshijini sa më shumë në regjimin tuaj ditor./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat