fbpx

Ndryshimi i orës/ Si të ruajmë pozitivitetin

ora-1.jpg

Akrepat e orës u kthyen 60 minuta prapa në të gjithë Evropën ekzaktësisht në orën 2 të së dielës, duke i dhënë të gjithëve në kontinent, një orë më shumë në krevat e duke sinjalizuar fillimin e dimrit.

Por edhe ndërsa ndryshimi i orës bën që njerëzit të fitonin pak më shumë kohë në krevat mëngjesin e të dielës, ka edhe një anë tjetër më negative.

Ndërsa ora diellore, synon t’i japë njerëzve një orë më shumë dritë dielli në mëngjes, realiteti është se dimri po afrohet dhe nata zgjatet, dhe shumë njerëz që punojnë në ambiente të mbyllura e gjejnë veten duke filluar punën në errësirë, herët në mëngjes, e duke e mbaruar në errësirë, me pak mundësi për të parë dritën e diellit.

E kjo mund t’i bëjë disa njerëz të ndjehen keq dhe atëherë disa ekspertë thonë se çrregullimi afektiv sezonal, një lloj depresioni që vjen dhe ikën me stinët, mund të shfaqet.

Me pandeminë e koronavirusit që rëndon shumë mbi Evropë, dhe masat e izolimit që pengojnë disa njerëz të shoqërohen, ky dimër do të jetë veçanërisht i vështirë për shumëkënd.

Por lajmi i mirë është se mund të bësh diçka për të ruajtur pozitivitetin gjatë muajve të dimrit. Dilni jashtë- thonë ekspertët – edhe nëse e bëni këtë vetëm për pak minuta.

Përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj. Kthejuni meditimit dhe relaksimit.

Një rutinë 5 minutëshe meditimi mund t’ju qetësojë. Këndoni, kërceni dhe sa më shumë shaka e humor. Të gjitha këto së bashku, ndihmojnë jo pak…

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303