13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Ndryshimi i temperaturave, shqiptarët mbushin spitalet

spot_img

“Luhatjet e temperaturës kryesisht  në mëngjes dhe në mbrëmje favorizojnë sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.”

Doktoresha Silvana Bala, e cilëson një periudhë delikate për rrugët respiratore.

Vetëm ditët e fundit ka pasur edhe një rritje të numrit të rasteve të paraqitura në urgjencën e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’.

“Numri i urgjencave kanë variuar nga 10 deri në 15 shtrime që janë bërë në spitalin tonë.

Këto kanë qenë bronkopneumoni, pneumoni, asma ose infeksione dytësore tek të sëmurët kronikë.”

Doktoresha këshillon që në këtë periudhë të mos neglizhohen situatat gripale

“Lëngjet e ngrohta, të përdoret simptomatik antigripal pasi mund të komplikohet në një bronkit, por edhe në një pneumoni.”

Kujdes sipas mjekes duhet patur edhe ndaj përdorimit të kondicionerit.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat