fbpx

Shahini ndryshon 4 nene të ligjit për Arsimin e Lartë

m-1-822x436-1.jpg

Studentët protestuan për 2 muaj rresht për ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Ditën e sotme, ministrja e Arsimit ka folur në lidhje me 4 nene të ligjit të Arsimit të Lartë.

Shahini thekson se do bëhen ndryshime në këto 4 nene, duke nisur që nga përfaqësimi i studentëve.

Më tej, Shahini ka theksuar se ndryshime do ketë në peshën e votës, e cila do jetë nga 10-50 përqind, si dhe përfaqësimi në senat.

Këto ndryshime, ministrja Shahini i ka bërë me dije në Komisionin e Mediave dhe të Edukimit.

“Kemi themeluar portalin e transparencës. Aty do të botohen të gjitha vendimet dhe të gjitha buxhetet. Ky informacion do të azhurnohet çdo tre apo katër muaj dhe kjo do shtojë transparencën”, përfundoi ministrja Shahini./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303