fbpx

Ndryshojnë masat anti-Covid, lejohen dasmat, nuk hiqen maskat

Screenshot_4-11.jpg

Qeveria e Kosovës ka miratuar  sot lehtësimin e masave anti-Covid. Në një deklaratë për shtyp  ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është shprehur se sipas masave të reja është zgjatur orari i mbajtjes së dasmave dhe organizimeve të tjera deri në orën 01:00. Organizimi i tyre duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 për qind e kapacitetit, e jo me më shumë se 300 persona.Ndërkaq shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur lejohet deri në orën 00:00.Ndërsa, qytetarët edhe më tej do të duhet të bartin maskën si masë mbrojtëse.Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme përveçse gjatë ecjes në ambientet e jashtme, vetëm apo në grup me jo më shumë se katër persona, gjatë vrapimit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike, gjatë ngrënies apo pijes.Ndërsa, operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në tre udhëtarë.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sot se sipas të dhënave të IKShKP-së, në Kosovë ka situatë epidemiologjike të qëndrueshme.Ai është shprehur se masat e reja shërbejnë që situata të mbahet në kontroll. Sipas tij, vlerësim të masave do të ketë vazhdimisht.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303