Ndryshon strategjia/ Ja si do të veprohet tashmë për të riatdhesuarit me banim në zonat e kuqe

Screenshot_2-6.jpg

Vetëkarantinimi i personave që vijë nga jashtë dhe që jetojnë në zonat e kuqe do të vijojë dhe do të  jetë në monitorim tē rreptë nga ana e sturkturave më qëllim zbatimin e masave, por jo më në hotele.

“Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara”, tha Manastirliu.

Manastirliu ritheksoi se nëse gjatë ketyre dy javëve do të vihet re, që kushtet dhe situata do të pesojë ndryshime, për shkak të rihapjes, do të duhet të ri-kthehemi ne situatën e mbylljes së detyrueshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303