fbpx

Në 24 orë 201 të infektuar në Itali, rritet numri i viktimave.

Italia një ndër vendet më të prekur nga pandemia e koronavirusit në botë, gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 30 viktima.

Sipas bilancit të fundit, është regjistruar një rritje sa i takon numrit të viktimave dhe rasteve pozitive, krahasuar me një ditë më parë.

Deri më tani numri i të infektuarve në Itali ka shkuar në 240.961 mes të cilëve 34.818 persona kanë humbur jetën dhe 191.083 qytetarë janë shëruar.

Ndërkaq numri i të infektuarve aktivë me koronavirus në Itali është 15.060