fbpx

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar…

Screenshot_6-12.jpg

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 71 të infektuar me koronavirus nga 3,377 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan po ashtu se si pasojë e sëmundjes humbën jetën edhe dy qytetarë të tjerë.Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106,914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,225 është bilanci i rasteve fatale.Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste, Raste aktive janë 5.061.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Gjilan 9 raste, Mitrovicë 7 raste, Ferizaj 5 raste, Istog 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Klinë 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Kamenicë, Lipjan, Prizren, Rahovec dhe Suharekë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303