fbpx

Në 40 vjetorin e lindjes së Kim Kardashian, Kanye West i kushton deklaratë të fortë dashurie

Ylli i reality show, Kim Kardashian festoi 40-vjetorin e lindjes dhe Kanye West i kushtoi një deklaratë të fortë dashurie.

Reperi ka publikuar në Twitter një foto të shkëputur nga propozimi i veçantë i vitit 2013-të në një stadium madhështor.

Duket se ky ka qenë momenti më i bukur për të dy ata si çift dhe në këtë mënyrë Kanye ka treguar se edhe tani po jetojnë ditët më të bukura bashkë.

Gëzuar 40-vjetorin e lindjes! Të dua shumë”, ka shkruar Kanye përkrah fotos, duke dëshmuar para botës se dashuria e tij për Kim vazhdon të mbetet e njëjtë.

Rikujtojmë se çifti u përfol pak kohë më parë për një ndarje mes tyre por duket se me anë të kësaj deklarate ai i mbylli zërat për një divorc të përfolur./real-news.tv