fbpx

Në Angli të çmendur pas Rashicës, pesë klube të Premierligës e duan kuqeziun

Rashica11-2-600x360.jpg

Ylli kosovar pritet të largohet nga Werder Bremeni këtë verë dhe atë e duan edhe klubet gjermane e ato italiane. Milot Rashica është bërë objektiv i klubeve të rëndësishme evropiane.

Ylli shqiptar do të largohet nga Ëerder Bremeni dhe është në kërkim të klubit të ri. Mediat britanike raportojnë se 24 vjeçarin e duan pesë klube të Premierligës. “Sky Sports” njofton se Liverpooli, Aston Villa, Wolverhamptoni, West Hami dhe Brightoni e pëlqejnë përfaqësuesin kosovar.

Ndërkohë, klubet angleze duhet ta mposhtin konkurrencën e klubeve italiane dhe atyre gjermane, që po ashtu e duan ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe të Vitesses.

Në Itali, Rashicën e pëlqejnë Milani, Napoli e Lazio, e në Gjermani, Leipzigu, Borussia Dortmundi dhe Hertha Berlini.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303