Në Arabinë Saudite ‘mbajnë frymën’, luhet klasikja Brazil-Argjentinë

Brazil-Argjentinë, nuk është një sfidë si gjithë të tjerat edhe kur është thjeshtë një takim miqësor.

Sot në orën 18:00 në Riyad të Arabisë Saudite riluhet gjysmëfinalja e Copa America, një duel që premton spektakël.

Te Argjentina rikthehet Messi, te Argjentina mungon Neymar por kjo pak rëndësi ka pasi në fushë ai që do të zëvendësojë sulmuesin e PSG do të japë më të mirën e tij.

Kombëtarja albiceleste do të kërkojë  një minihakmarrje për atë eliminim nga Copa America, por misioni nuk do të jetë i thjeshtë pasi Seleçao edhe pse ka 4 ndeshje që nuk fiton në 6 takimet e fundit ndaj Argjentinës ka triumfuar 4 herë.

Scaloni pritet të hedhë në sulm treshen Messi-Aguero-Lautaro Martinez nëse ky i fundit ja del të rikuperohet në kohë nga një dëmtim i lehtë ndërkohë që Tite pritet tia besojë sulmin treshe Coutinho-Richarlison-Firmino.

Është e vështirë të parashikohet kjo ndeshje që edhe pse luhet pa objektiva realë, në fushë do të zbresin 7 Kupa Bote dhe të dyja skuadrat do të bëjnë gjithçka për të fituar.