Në Berat janë konfirmuar 4 raste me AH1N1/ S’kanë lidhje me Koronavirusin

Një rast i rëndë, me insufiçensë respiratore është regjistruar në Berat. Rasti që vinte nga qyteti i Skraparit dhe që paraqiste edhe probleme polmonare ishte një 45-vjeçar që është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së Tiranë,për ekzaminim.

Rasti konfirmohet nga mjekët infeksionistë të Spitalit Rajonal Berat, të cilët konfirmojnë se në Berat janë edhe 4 raste të konfirmuara zyrtarisht me AH1N1.

Mjekja infeksioniste në Spitalin Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka konfirmuar se rasti i nisur sot në Tiranë ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi, transmeton Ora News.

Ajo nuk e ka cilësuar rastin si një rast të thjeshtë viral sepse, siç shprehet ajo, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar polmonar.