fbpx

Në Berat situatë e rëndë, 12 raste të reja me COVID-19

Në Berat mësohet se sot janë konfirmuar dhe 12 raste të reja. 10 janë raste kontakti të familjarëve të cilët janë konfirmuar si të prekur një ditë më parë dhe 2 të tjerë janë raste të reja.

Një është punonjëse e qendrës “Lira”, ndërsa rasti tjetër ka dalë nga Spitali Rajonal Berat. Të gjithë persont e prekur sot janë asimptomatik dhe nuk kanë shfaqur probleme shëndetsore. Ata janë izoluar në banesat e tyre dhe po ndiqen nga mjeku i familjes.