‘Në burg pas 30 qershorit’

Analisti Baton Haxhiu deklaroi deklaron se pas zgjedhjeve të 30 qershorit shumë njerëz do të shkojnë në burg.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu tha se zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor, por me datë një korrik do të fillojë një jetë e re politike në Shqipëri.

Ai tha se jam i bindur se një parti politike e re do të lindë, duke theksuar se një parti demokratike e re do të ndryshojë Shqipërinë.

Baton Haxhiu: Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, do të kënaqeni duke pare njerëzit duke shkuar në burg. Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Me datë një korrik fillon një jetë e re politike në Shqipëri. Jam i bindur që një parti politike po lind. Do të ketë një parti demokratike të re që do të ndryshojë Shqipërinë