TË FUNDIT

“Në çdo cep të Tiranës do krijohen…”. Erion Veliaj jep lajmin e shumëpritur nga të rinjtë

Kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar sot me një grup studentësh nga universitete të ndryshme të kryeqytetit, me të cilët shkëmbeu ide për projekte për rininë.

Kreu i Bashkisë Tiranë shprehur dhe një ndër propozimet për të krijuar në çdo cep të kryeqytetit hapësira për të rinjtë që kanë pasion teknologjinë, e cila është e ardhmja.

“Projektin pilot të TUMO-s që kemi nisur tek “Air Albania”, do ta çojmë në nivel makro te “Piramida”, ku shkojmë nga 500 nxënës që mësojnë teknologji informacioni, në 5000 nxënës. Por ideja është që ta bëjmë këtë në çdo qytet. Në Tiranë kemi bërë 8 biblioteka të reja, sigurisht që ka nevojë për më shumë, por e gjetëm me zero”, u shpreh Veliaj.

Ai foli edhe për kartën e studentit. “Tjetër fushë ku avancuam shumë është Karta e Studentit, si pjesë e Paktit me Universitetin. Aty kemi kaluar mbi 1050 shërbime. Duhet ta kishte bërë administrata e kaluar, por nuk e bëri”, vijoi ai.

Ndërsa, një lajm i mirë për të gjithë studentët, është edhe fakti që në Bashkinë e Tiranës zhvillohen praktika kundrejt një pagese për të rinjtë, duke i motivuar ata.

“Në Bashkinë e Tiranës i kemi praktikat të paguara. Për 1 mijë studentë japim mundësinë që të ndërtojnë CV-në e tyre, për të shpangur atë pyetjen: ‘Ku ke punuar më përpara?’. Pra, kjo mundësi ndihmon studentët që kur të kërkojnë punë të mos e fillojnë nga zero”, shtoi Veliaj.

“Një nga gjërat që duam të bëjmë më mirë është të rrisim fondet për grante për start up-et rinore. Mjafton të kesh një ide të mirë dhe merr grantin, të cilin s’ke nevojë ta kthesh”. Ky është një tjetër projekt i Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar studentët që të integrohen sa më lehtë në jetë, pasi të dalin nga bankat e shkollës.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat