Në cilat vende shqiptarët mund të lëvizin lirshëm dhe në cilat jo?

Places-to-visit-in-Montenegro.jpg

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se në cilat vende shqiptarët mund të lëvizin lirshëm dhe në cilat ka kufizime të lëvizjes.

Ndërkohë që për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi, për të dalë nga Shqipëria duhet të keni parasysh këto pika:

Me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë.

Me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativë në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi.

Me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë.

Me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.

Me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

 

 

 

REAL NEWS 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303