fbpx

“Në daç në xhep, në daç në gojë”. Nxorri lëpirësen në Kuvend, Ruçi ndëshkon Ralf Gjonin…

Nxjerrja e lëpirëses në sallën plenare të enjten e kaluar, i ka kushtuar 10 ditë përjashtim nga Kuvendi deputetit Ralf Gjoni.

Vendimi është marrë paraditen e sotme nga Byroja, e cila drejtohet nga Gramoz Ruçi.

REPLIKAT NE KUVEND:

Ralf Gjoni: Cdo komb krenohet me historinë e tij. Edhe Kopenhagu mbrojti portin e Peshkatarëve të vjetër. I kanë mbajtur, i kanë ruajtur megjithëse janë si kolibe po t’i shohësh nga jashtë. Cfarë lloj speciesh jeni mor? A ka ndonjë socialist që lidhet me Tiranën? Lëpirësa lolipopi, juve meritoni vetëm lolipop.

Ruçi: Zoti deputet, ju tërheq vëmendjen për etikën parlamentare. Nuk të kërkova se ç’fut nëpër xhepa. Në daç mbaji në xhep në daç mbaji në gojë. Unë flas për ato që nxjerr ti nga goja, jo për ato që ti fut në gojë.