fbpx

“Në dallim nga ne, nuk e shajnë vendin përballë të huajve”, Veliaj jep deklaratën

veliaj-770x442.png

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka dhënë disa detaje së fundmi në një lidhje direkte nga “Tokio 2020”  për News 24.

I pyetur nëse ka divergjencë  me kryeministrin Rama pas takimit me kryebashkiakun e Stambollit i cili është edhe kundërshtari i Erdogan, Veliaj tha se takimi u zhvillua në kuadër të dy aktiviteteve, të Forumit të kryebashkiakëve të Ballkanit dhe “Kryeqytetit të Rinisë”.

“Nuk kam asnjë divergjencë me kryeministrin. Ne jemi qytete binjakë. Ne nuk jemi takuar pas pandemisë. Ai po përgatit një forum të kryebashkiakëve të Ballkanit dhe ne po përgatisim “Kryeqytetin e Rinisë”. Ajo që të garantoj në dallim nga ne kur kanë të bëjnë me të huaj nuk e shajnë vendin  siç disa politikanë bëjnë këtu ku inatet personale i nxjerrin kundër Shqipërisë në çdo forum politik. Ka të bëje vetëm më koordinimin e dy aktiviteteve, asgjë më shumë”- u shpreh Veliaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303