Në detyrë deri ditën e fundit

fatmir-xhafaj.jpg

Fatmir Xhafaj po e ushtron detyrën e tij si ministër i Brendshëm deri në ditë të fundit. Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin e shkarkimit të tij, pasi Xhafaj i dha dorëheqjen kryeministrit Rama, dhe nesër mazhoranca në një seancë të jashtëzakonshme do të votojë largimin e tij.

Por kjo nuk e ka penguar Xhafën, të flas për arritjet e Policisë së Shtetit në aksionin e nisur në terren të strukturës “Forca e Ligjit”, dhe që ka të bëjë me ndëshkëmin e atyre që rëndom quhen, “të fortët”. Në ditën e fundit në detyrë, ministri Xhafaj nuk ka lënë pa përmendur edhe opozitën, kur teksa radhit shifrat e suksesit të goditjes së krimit nga policia, shprehet për opozitën: Daullexhinjtë avazin!

Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto dy muaj nuk është show a ‘betejë’ në rrjete sociale, por përballje reale me krimin. Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe të Policisë. Forca e Ligjit në Territor

Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit. Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë. Daullexhinjtë avazin

scroll to top