Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është infektuar me COVID. Lajmin e ka dhënë vetë Dafina teksa ka postuar një foto në rrjetin social Instagram.
Këngëtarja shihet pa make up e me flokë të çrregullt.
“Covid-i nuk do që unë të bëj selfie, por në djall shkofsh Covid!”, shkroi Zeqiri krahas fotos.
Në një video të postuar po ashtu në Instastory pak para se të njoftonte që është infektuar me koronavirus, Dafina shihet pranë të dashurit të saj, Dj Geek.