fbpx

“Në festë me Metën dhe Ramën”/ Lulzim Basha mesazh të fortë: Në këto kohë sfiduese…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë pak më parë në Facebook statusin e Ambasadores Amerikane Yuri Kim, ndërsa uron festën e pavarësisë së SHBA. Basha ka falenderuar popullin dhe qeverinë amerikane për ndihmën dhe mbështetjen e pazëvendësueshme ndaj Shqipërisë në këto ditë të vështira me të cilat po përballet.

“Faleminderit ambasadore Yuri Kim për mikpritjen tuaj të këndshme. Faleminderit popullit dhe qeverisë suaj për ndihmën dhe mbështetjen e pazëvendësueshme në këto kohë sfiduese. Për të gjithë miqtë tanë amerikanë: GËZUAR 4 KORRIKUN! Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës në festën kombëtare të SHBA.