fbpx

“Në fillim nuk doja të shkoja, por..”. Imzot George Frendo flet pas infektimit nga COVID: Dhimbja më e madhe ishte kur…

im.jpg

Kleriku Imzot George Frendo në një dalje për mediat ka folur për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit nga COVID.

Frendo thotë se refuzoi të shkonte në Itali për tu kuruar nga Covid-19 por ky urdhër ishte i pa kontestueshëm dhe ishte i detyruar që të shkonte. Ai foli edhe për thirrje publike ndaj autoriteteve që të kontrolloni korrupsioni në sektorin e shëndetësisë, një padrejtësi që bëhej ndaj shtresës së varfër, ku thotë se e kanë keq interpretuan që e cilësojnë si deklaratë politike.

 “U bëj thirrje popullit tim të kini kujdes nga infektimi, pasi nga eksperienca ime koronavirusi tregon që është i vështirë për shëndetin e njerëzve. Dhimbja më e madhe ishte se isha larg popullit tim sesa dhimbja në shpirt nga Covid-19.

Kam qenë atje për 5 javë, qëndrova në karantinë për 2 javë dhe nuk kam takuar asnjë njeri, por vetëm komunikova në telefon.

Të ndajmë eksperiencat  tona, jam më afër të tjerëve që kanë vuajtur nga kjo sëmundje. Kam pasur fatin të shkoj jashtë shtetit, në fillim nuk kam dashur. Solidaritetin me të gjithë ata që janë duke vuajtur nga kjo sëmundje. Situata është shumë e rëndë pasi ka një numër të larët infektimesh”,- tha ai.

Lidhur me deklaratën publike që Frendo u bënte thirrje autoriteteve publike që të angazhohen për të kontrolluar korrupsionin dhe të kujdesen për të varfrit dhe të drejtat e tyre, e cila më pas nga ana e qeverisë u cilësua si një deklaratë politike. Ai ka theksuar se janë keqinterpretuar pasi nuk shitet dhe nuk blihet nga asnjë forcë politike.

Më vjen keq që disa e kanë keq interpretuar. Kush e lexon duhet të kuptojë që unë nuk kam mbështetur asnjë forcë politike, unë nuk shitem as nuk blihem. Unë kam folur kundër korrupsionit, padrejtësisë dhe largimit të rinjve nga vendi”, u shpreh Frendo.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303