Në fjalimin e fundit si kryeministre May dënon politikën e ‘fituesve dhe humbësve’

theresa-may-laments-failure-to-pass-brexit-deal.jpg

Theresa May ka thënë se rritja e një “absolutizmi pa kompromis” në Mbretërinë e Bashkuar dhe politika globale rrezikon të helmojë debatin dhe të dëmtojë vlerat demokratike.

Në fjalimin e saj të fundit si kryeministre, ajo foli për një kulturë politike të bazuar në “fituesit dhe humbësit”.

May dënoi politikën populiste të ‘fituesve dhe humbësve’, të cilët e shohin kompromisin dhe bashkëpunimin përmes institucioneve ndërkombëtare si shenja të dobësisë, e jo të forcës’.

Ajo pranoi se gjuha e saj nuk kishte qenë gjithmonë “e përsosur” dhe se ajo kishte gabuar kur kishte thënë se shtetasit e BE-së ishin “duke kërcyer radhët” në një fjalim në vitin 2018.

May mbrojti bashkëpunimin ndërkombëtar dhe theksoi nevojën për të ruajtur marrëveshjen e klimës së Parisit dhe marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin, të cilat Presidenti Trump i ka hedhur poshtë.

Por ish-kryetarja konservatore Baroneshë Warsi tha se kryeministrja që po largohet “sistematikisht kishte dështuar të sfidonte gjuhën ksenofobike dhe raciste” të përdorur nga anëtarët e partisë rreth myslimanëve britanikë.

Kryeministrja May do të largohet nga posti brenda një jave, pas një mandati trevjeçar të dominuar nga Brexit. May do të qëndrojë si kryeministre edhe javën e ardhshme.

Ajo u detyrua të largohet nga ky post pasi nuk arriti të bindë deputetët që të mbështesin marrëveshjen e saj të Brexit me BE-në.

scroll to top