Në flagrancë me kanabis, në pranga 5 persona

Sipas raportimeve të policisë 5 persona, në aksione të veccanta, janë vënë në pranga nën akuzën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në Shkodër me anë të një operacioni policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. C 23 vjeç, i cili posedonte 73 doza kanabis.   Ndërkohë në Durrës u arrestua shtetasi M.V 28 vjeç.

Një 28 vjeccar është arrestuar në Himarë ndërsa në Tiranë u arrestuan në flagrancë shtetasit A.H 38 vjeç, V.P 55 vjeç, në makinën e të cilëve u gjet 1 kg kanabis. /Real-news.tv/