Në Gjirokastër po ndodh e pabesueshmja. Ish-ministri e zbulon: S’mbulohet dielli me shoshë…

is.jpg

Ish-ministri Tritan Shehu, ka reaguar pas premtimit të kryeministrit Edi Rama se do të ketë një paketë të re investimesh për Gjirokastrën.

Shehu shkruan në ‘Facebook’ se Rama nuk ia mbulon dot “diellin me shoshë” gjirokastritëve.

Sipas tij, Qarku i Gjirokastrës është më i varfri në nivel vendi dhe nuk është bërë asnjë investim.

Mesazhi i Shehut:

Gjirokastritëve, Kryeministri nuk ja mbulon dot “diellin me shoshe”. Ne fakt as “barcaletat” e tij te sotme per ”zhvillimin e projektet” ne 3 D per Gjirokastren, nuk i bejne me as te qeshin ata. Prej gjashte vitesh jo vetem gjirokastritet, por dhe Tepelena, Memaliaj, Permeti, Kelcyre, Dropulli, Libohova jane ushqyer vetem me brockulla e genjeshtra tashme te “dale boje”. Qarku i Gjirokastrs eshte sot me i varferi ne nivel vendi, me i abandonuari nga kjo Rilindje, pa asnje mbeshtetje, projekt apo investim serioz.

Punimet ne Rrugen Kardhiq-Delvine ne realitet jane te bllokuara, rruga Permet- Tre Urat pothuajse e pa kalueshme, Aeroporti i Gjirokastres i abandonuar, i ashtuquajturi by-pass i Tepelenes eshte katandisur ne nje zgjerim te rruges ekzistuese me kosto 22 M Euro per Km, per Boshtin e Jugut as qe behet fjale etj.

Asnje investim ne bujqesi, blektori, spitali i Tepelenes e Permetit drejt mbylljes, ai i Gjirokastres se bashku me Universitetin drejt atrofizimit etj etj. Varferia e papunesia drejt “qiellit”, ndersa perkrahja sociale nderpritet.

Gjirokastra vete po shkaterrohet per dite, ndersa projekti i zevendesimit te kalldremit eshte financuar nga Fondi Amerikan i Zhvillimit dhe jo i qarte ne cfare do te prodhoje. Meqenese Kryeministri mburr turizmin e ketij viti aty, desheroj t’i them se ai eshte ne nivelet me te ulta te viteve te fundit, si numer apo dhe si te ardhura per Qytetin e Qarkun.

Ne me pak se nje vit mbi 7000 banore kane braktisur Qarkun, si dhe lindeshmeria ne ate eshte me e ulta ne Republike, me nje renie 10% ndaj nje viti me pare. Ky eshte Qarku e Gjirokastra e Rilindjes, ajo e varferise, harreses, vrasjes se shpreses, kur ne te vertete eshte ajo e vlerave, traditave, potencialeve e mundesive te medha, te cilat ky Kryeminister vecse i perdor per ta vene ne loje kete treve historike. Nqs mendoni se mund t’i perdorni si lolo gjirokastritet, gaboni rende.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303