Në gjyq me Vera Grabockën? Personazhi i njohur i televizionit zbulon prapaskenat, ja si qëndron e vërteta

20220423_194944.png

I ftuar në emisionin “Glamour Zone” nga Ester Bylyku, Bruno ka sqaruar të vërtetën në lidhje me lajmin që u përhap në media se në momentin e fundit ai zgjodhi të bëhej pjesë e “Përputhen” duke lënë pas produksionin e Vera Grabockës, ‘Love Story’. Por si qëndron e vërteta

Ester Bylyku: Eshtë thënë që Vera Grabocka të ka hedhur në gjyq, është e vërtetë?

Bruno Shemsho: Ajo ishte një histori e çuditeshme por nuk besoj se më ka hedhur në gjyq. Kam kërkuar të kem një komunikim me palën tjetër (Vera Grabocka), por nuk e kam arritur, edhe pse mesazhet kanë qëndruar ‘seen’. Ishte një marrëveshje dorazi që kisha bërë mëparë. përpara se të shkoja në ‘Përputhen’, kam kontaktuar dhe kam thënë që do jem në një projekt tjetër dhe dua të ndërpres marrëdhëniet. kontakt kisha me drejtoreshën e produksionit, dhe e lajmërova. Nuk besoj se më ka hedhur në gjyq, sepse s’më ka ardhur asnjë fletë gjyqi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303