Në Greqi ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të tërmetit!

7968B817-C957-4D48-9BCE-EA5E34BDAB72.jpeg

Kanë zgjedhur vendin me simbolik të qytetit, Kullën e Bardhë për të ndezur një qiri dhe për tu lutur në heshtje në kujtim të viktimave të tërmetit të datës 26 Nëntor.

Dhjetëra emigrantë shqiptarë nga Selaniku janë mbledhur duke mbajtur flamurin shqiptar dhe atë grek, si dhe pankarta me të cilat falenderojnë Greqinë për ndihmën dhe solidaritetin në këto momente të vështira që kalon populli shqiptar.

“Një falenderim të madh për grekët që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar vëllezërit tanë në Shqipëri”, shprehet një emigrante.

“Ajo çka mund të bënim sot, pasi nuk shkonim dot, është të ndiznim një qiri në kujtim të viktimave. Dhe një falenderim të madh doja të thoja për vëllezërit tanë grekë. Duket se është një gënjeshtër ekzistenca e racizmit. Nuk ka racizëm. Populli grek dhe shqiptar janë vëllezër”, shprehet emigrant të tjerë.

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në gjithë Periferinë e Maqedonisë qendrore autoritetet greke vazhdojnë të mbledhin ndihma nëpërmjet pikave në prefekturat e Selanikut, Halkidhikise, Verias, Nauses, Seresit,Kilkizit, Katerines apo Edeses.

Paralelisht dhjetëra shoqata shqiptare, individë, unione greke të profesioneve të ndryshme, organizojnë mbledhjen e ndihmave për të dëmtuarit nga tërmeti.

Në mëngjesin e së dielës në Mitropolinë e Selanikut në një atmosferë tepër prekëse është zhvilluar një meshë në kujtim të viktimave që lanë pas lëkundjet e fuqishme që goditën Durrësin dhe zonat rreth tij./tch

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303