fbpx

Në Greqi regjistrohen mbi 5 mijë raste të reja me Covid-19

greqia1.jpg

Greqia ka shënuar një rekord të zi ditën e sotme me rastet e reja dhe fatalitetet nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë 5449 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është 747.595.Po ashtu është regjistruar një numër i lartë i viktimave ku 52 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15990 vdekje. 95.4% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303