Në Itali po vijon ferri, 475 të vdekur brenda 24 orësh

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Vijon drama e jashtëzakonshme e italianëve. Mësohet se ditën e sotme është shënuar një numër rekord i të vdekurish.

Të dhënat zyrtare shënojnë 35 713 të infektuar dhe numri i viktimave është 2978. Numri i personave të shëruar është 4025.

Brenda 24 orëve janë regjsitruar 475 viktima. 14 363 po kurohen në strukturat spitalore, 2257 në terapi intesive dhe 12 090 në kushte shtëpie.

Në Lombardi numri i personave të infektuar ka arritur 17 713, numri i viktimave 1959 e 3488 janë pacientë të shëruar.  Në Itali deri më sot janë kryer 165 541 tamponë.

 

scroll to top