fbpx

“Ne jemi rivalë në fund të ditës!” Si qëndron e vërteta e marrëdhënies mes Flori Mumajesit dhe Alban Skënderaj?

Javë më parë Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi zaptuan kryetitujt e mediave në lidhje me bashkëpunimin e tyre të parë.

Në disa foto të publikuara nga ditëlindja e Arilenës, ata njoftonin se së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim, edhe pse nuk i dihet se kush do ta kompozojë duke qenë se të dy janë kantautorë.lori postoi një video në Instagram, ku me nota humori shprehej se nuk do të ketë këngë të re, pasi nuk do që t’i lutet Albanit, i cili deri më tani nuk i ka kërkuar asnjë këngë të përbashkët edhe pse ka qenë shpesh herë në studion e Florit.

E më në fund, duket se dikush foli seriozisht, ndonëse nuk na dha një lajm përfundimtar.

I ftuar në “Edicioni veror”, Alban Skënderaj theu më në fund heshtjen, ku tregoi se ata gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe se kanë një marrëdhënie të mirë, por mbetet për tu parë në të ardhmen nëse do sjell ndonjë duet apo jo.

Po ashtu, Albani tregoi se duke qenë se mes tyre është ngritur prej vitesh një rivalitet që nuk ekziston, atyre u pëlqen që të luajnë pak me këtë pjesë.

Neve jemi miq shumë të mirë, që ndër vite ndoshta nuk na ka lidhur shumë puna, por ato pak herë që jemi takuar kemi kaluar shumë mirë. Nuk do thoja se ka një këngë por ka një lojë do thoja unë. Është një lojë do thoja unë që duket se është hapur dhe nuk e di deri ku do shkojë. A do kurorëzohet me një këngë? Nuk e di! Duhet të pyesni Florin. Është sfidë e madhe se ne jemi rivalë në fund të ditës…jo se bëj shaka. Ky rivaliteti i famshëm mes meje dhe Florit, që realisht nuk ekziston, por neve na pëlqen shumë se si e shohin njerëzit si lojë dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit. Por nuk e di se kush do ta bëjë këngën. Dëshira patjetër që është. Ne e repektojmë shumë njëri-tjetrin si artistë, si njerëz kështuqë pse jo në të ardhmen.