fbpx

Në kërkim për trafik droge, prangoset 36-vjeçari në Vlorë

arrestim_vlore.jpg

Një 36-vjeçar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe institucione të tjera arritën të kapin autorin.

Bëhet me dije se ai u kap në një lokal të lagjes “Pavarësia” Vlorë

Gjatë vitit 2018, Gjykata e Breshias në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303