fbpx

Në Kongresin amerikan, por s’paguan dot qiranë

cortez.jpg

Femra më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongresin amerikan ka një problem të madh: nuk paguan dot qiranë. Sigurisht, nuk e paguan dot derisa të nisë punën e re në janar.

Pasi tha për “New York Times” se po pret rrogën përpara se të zërë një apartament në Uashington, demokratja Alexandria Ocasio-Cortez është kthyer në fokusin e të gjithëve.

Moderatori i “Fox News”, Ed Henry ndezi debatin kur tha se 29-vjeçarja nuk po e tregon të vërtetën e plotë, sepse kur është shfaqur në një revistë, mbante veshje që kushtojnë me mijëra dollarë. Ajo u përgjigj në Twitter duke treguar se rrobat për të cilat flet Henry, i ishin dhënë vetëm sa për të realizuar fotot.

E lindur në Bronx, me prindër portorikanë, ajo e përshkruan veten si pjesë të klasës punëtore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *