fbpx

Në Kosovë mbi 150 gra shtatzëna kanë marrë trajtim për Covid-19

Screenshot_11-2.png

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë 150 gra shtatzëna me Covid-19 kanë marrë trajtim në klinikën Gjinekologjike në QKUK.

Mjeki Blerim Syla në një komunikim për mediat është shprehur se aktualisht klinika i ka kapacitet për numrin e grave shtatzëna të marrin trajtim. “Në Klinikën Gjinekologjike aktualisht i kemi 5 pacientë, por shifra po ndryshon nga ora në orë. Ajo çfarë mund të them është se numri ka kaluar mbi 150 shtatzënave dhe për momentin i kemi kapacitetet për shtatzëna dhe sëmundje të tjera”, theksoi Syla.Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, rreth 70  gra shtatzëna të prekura nga koronavirusi kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë, ndërsa fatkeqësisht 4 gra shtatzëna kanë humbur jetën nga kjo sëmundje e rëndë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303