fbpx

Në Kosovë situata me covid është e qetë, ja shifrat e 24 orëve të fundit

covidkosove.jpg

Në Kosovë vijon situatë e qetë e pandemisë.  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rezultatet lidhur me pandeminë COVID 19.

Sipas këtij instituti gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

‘Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes’, thuhet në njoftimin e IKSHKP-së.

Sipas tyre gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303