fbpx

Në Kosovë situata vijon dramatike, shifra alarmante edhe 24 orët e fundit

Kosova është duke vuajtur shifra alarmante të viktimave por edhe rasteve të reja nga koronavirusi.  Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 10 pacientë, si dhe janë konfirmuar 224 raste të reja pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588.