fbpx

Në kujtim të George HW Bush…

download-25.jpg

Funerali i Presidentit George HW Bush u mbajt ditën e sotme, me amerikanët dhe personalitetet e huaja të mbledhura për të përkujtuar jetën e një heroi të Luftës së Dytë Botërore, veteran i Luftës së Ftohtë dhe ish-kreu i CIA-s, i cili përfaqësoi një epokë të qytetarisë në politikën amerikane.

Një frymë e pazakontë uniteti u vu re në ceremoninë e mbajtur në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit me politikanë republikanë dhe demokratë që u mblodhën për të nderuar një president që bëri thirrje për një komb “më të mirë dhe më të butë”.

George HW Bush, presidenti i 41-të i SHBA, humbi jetën javën e kaluar në Teksas, në moshën 94 vjeçare.

Kundërshtitë politike u lanë mënjanë në nder të presidentit të ndjerë, një marins detar i cili u plagos në Luftën e Dytë Botërore dhe një komandant i cili i mposhti forcat irakiane në Luftën e Gjirit të 1991.

Trump shtrëngoi duart me paraardhësin e tij, ish-Presidentin Barak Obama, të cilin ai shpesh e ka kritikuar ashpër.

Sekretarja e Shtetit Demokratike Hillari Klinton, kundërshtarja e Trump në zgjedhjet e vitit 2016 dhe bashkëshorti i saj Bill Clinton u ulën në rreshtin e parë me Obamën, Trump dhe bashkëshortet e tyre.

Trump, një republikan ashtu si Bush, e zemëroi presidentin e ndjerë duke sulmuar djemtë e tij, ish-presidentin George W Bush dhe Jeb Bush, një nga rivalët e Trump në fushatën e vitit 2016.

Bush, i cili ishte president nga viti 1989 deri në 1993, është kujtuar si një figurë e cila përfaqësonte një epokë të pastër të qytetarisë në politikën amerikane.

Ai u votua për tu larguar për shkak të shkëputjes nga amerikanët e zakonshëm gjatë një recesioni ekonomik. Por reputacioni i tij për moderim dhe mirësjellje u rrit më shumë gjatë viteve të fundit në dritën e ndarjes dhe zemërimit në Shtetet e Bashkuara që shoqëroi ardhja e Trump në pushtet.

“Jemi pranë familjes Bush. Ky nuk është një funeral, por një ditë festimi për një njeri të madh që ka udhëhequr një jetë të gjatë dhe të shquar. Ai do të na mungojë! “-shkroi Trump në twitter.

Të gjithë ish-presidentët e mbijetuar të SHBA ishin në katedrale së bashku me bashkëshortet e tyre.

Lista e mysafirëve përfshinte Princin Çarls të Britanisë dhe udhëheqësit e Gjermanisë, Jordanisë, Australisë dhe Polonisë, së bashku me një mori udhëheqësish të botës, si ish-kryeministri britanik John Major, i cili ishte në detyrë gjatë mandatit të Bushit.

Qindra njerëz u rreshtuan në Avenue Pennsylvania në qendër të Uashingtonit për të parë arkivolin e Bushit në Kapitol Hill.

Mijëra njerëz kishin depozituar kërkesën për  të marrë pjesë në homazhe në nder të ish-presidentit amerikan, disa prej të cilëve kishin kureshtjeen për të parë Sully-n, qenin e shërbimit që ishte shoqëruesi miqësor i Bushit. Sully u bë viral në internet pasi u fotografua duke qëndruar pranë arkivolit të presidentit të ndjerë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *