fbpx

Në kujtim të Zahir Pajazitit

zahiri.png

Zahir Pajaziti ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe hero dëshmor shqiptar i luftës së Kosovës.

Ai ka lindur më 1 nëntor të viti 1962 në një familje bujare në fshatin Orllan të Gollakut. Ishte fëmija i pestë i familjes Qerim Pajaziti dhe Fatime (Rudari) Pajaziti. Nga kjo familje kanë dalë edhe ushtarë të tjerë të cilët kanë marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Po ashtu edhe i ati i Zahirit ka qenë një pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shtator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezulltat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.

Në vitin 1991 Zahiri vjen në Shqipëri për qëllime ushtarake. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK -së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgithshëm të UÇK -së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.

Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku. Forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë. Aty hapet një luftë kundër dy palëve dhe të tre bien heroikisht.

Shteti i Kosovës e ka akorduar atë me dekoratën më të lartë shtetërore “Urdhrin Hero i Kosovës”, më 21 janar të vitit 2008.

Sot është 1 nëntor dhe ne e përkujtojmë këtë hero.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *