Në lidhje me vajzën e biznesmenit Delijorgji? Alban Ramosaj tregon kë ka fiksim

Këngëtari i njohur shqiptar Alban Ramosaj është një prej zërave më të veçantë në tregun muzikor shqiptar.Ai është mjaft i pëlqyer nga publiku e sidomos nga fanset femra. Para pak kohësh këngëtari bukurosh u përfol se ishte në një lidhje dashurie me modelen, Niki Deljorgji.

Lajmi se mes tyre ka një romancë, i pati indiciet e para nga  disa komente që dyshja i bënin njëri-tjetrit në postimet e Instagramit duke iu referuar  si burrë dhe  grua.

Së fundmi ai ka publikuar disa  biseda me fansat e tij, pyetje përgjigje duke treguar disa vërteta  rreth vetes.

Njëri prej fansave është bërë tepër kurioz mbi fiksimin e Albanit, ku ka kërkuar të dijë emrin e personit që këngëtari ka më shumë fiksim.

Por kësaj pyetje Ramosaj i është  përgjigjur pa hezitim, duke thënë emrin e këngëtares së njohur Adelina Ismaili.

Për këtë të fundit Albani e ka shprehur disa herë simpatinë, ku në një prej urimeve që i ka bërë për ditëlindje e ka quajtur legjendë.

/real-news.tv/