fbpx

Në lidhje prej dy vitesh me Butrint Imerin? Aktorja ngre dyshime me videon e fundit

Screenshot-2022-07-21-125634.png

Prej dy vitesh Butrint Imeri po përflitet për një lidhje me aktoren e re Olta Beqiri. Mediat kanë vënë re fotot e tyre në vende të njëjta gjë që u mohua lehtësisht nga Butrinti. Më pas ai është kapur mat me Oltën në momente të afërta.
Disa javë më parë bënë xhiron e rrjetit dy foto ku dyshja dukeshin të përqafuar. Në një video që e fshiu shpejt Butrinti madje e quajti “kushërirë” Oltën, ndonëse identiteti i saj ishte mëse i dukshëm.

Aktorja ka ngacmuar ndjekësit e saj me një video funny në rrjetin e saj social TikTok. Ajo ka shkëputur një pjesë nga intervista e Era Istrefit me binjakët Veshaj kur këta e pyesin për jetë personale.
“Çfarë do të dish”- thotë Olta teksa sinkronizon buzët me fjalët e Erës. “Jeta jote personale?”-thonë Veshajt, teksa artistja pyet: “Diku doni të dilni” dhe më në fund ata thonë: “A je në një lidhje?” Por Olta e ka ndërprerë me kaq videon dhe nuk e ka vijuar pjesën kur Era përgjigjet me ‘Jo’.
Kur vjen fisi për darkë shkruan ajo, teksa nuk kanë munguar komentet lidhur me Butrintin. Dikush me ironi shkruan: “Dua të di a ke qenë në Butrint këto kohë?”
Butrinti vijon të deklarojë se është ‘single’ ndonëse faktet e kanë tradhtuar. Është e njëjta taktikë që ndoqi gjatë lidhjes me Kiara Titon. Çifti u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që ata pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, dëgjonim vetëm mohime.
Megjithatë, provat ishin të pakontestueshme. E gjitha nisi nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen. Komentet n rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka marrë pjesë në videoklipin e Butrintit “Hajt Hajt”. Nuk dihet arsyeja se përse ata u ndanë, ndonëse lart e poshtë thuhet se shkak është bërë nëna e Butrintit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303