fbpx

Në Maqedoni situata është e tmerrshme, shifrat shokuese 24 orët e fundit

maqedoni-748x405.png

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar shifra të rëndë. Mësohet se kanë humbur jetën 15 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë realizuar 3, 143 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 1, 039 raste.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit, pasi situata mbetet ende serioze.

Ndërkohe Instituti i Shëndetit Publik, regjistroi 998 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Sakaq që nga fillimi i pandemisë deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 20, 711 raste aktivë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303