fbpx

Në memorje të Gramoz Palushit, djalit që u vra nga ekstremistët në Greqi

gramoz-palushi.jpg

Kanë kaluar gati 14 vjet që nga vrasja në mënyrë tragjike e të riut Gramoz Palushi.

Ishte data 4 shtator. Shqipëria fitoi ndaj Greqisë në “Qemal Stafa”, me rezultatin 2 me 1, duke mundur kështu të saposhpallurën kampione europe.

Gezuan shqiptarët në Shqipëri. Gëzuan shqiptarët nëpër treva. Gëzuan shqiptarët nëpër Europë e nëpër botë. Gëzoi edhe Gramozi 20 vjeçar në Zakinthos të Greqisë. Gëzoi sic gëzojmë ne shqiptarët, kur fiton kombëtarja, me shpirt e me lot gëzimi.

Por kjo lumturi me sa duket nuk mundi të përballohej nga një grup huliganësh, të cilët ndodheshin në të njëjtin vend me Gramozin. Dhe nuk e menduan gjatë, por i vajtën përballë dhe i ngulën thikën në bark.

E dërguan në spital Gramozin. Edhe atje huliganë të tjerë mjekë nuk i vunë dorë, por e lanë në pritje, siç shprehet miku i tij që e shoqëroi për në spital, Imer Elezi. Nuk i dhanë trajtimin e duhur, me justifikimin që ishte i pasiguruar, tha në atë kohë Elezi me sytë plot lot.

Autori i vrasjes, Panajotis Kladhis, një i ri grek, në fillim u dënua me burgim të përjetshëm. Por më vonë, ekzaktësisht në 2010-ën, Apeli ia uli dënimin me 22 vite.

Gramozi ka 14 vjet që dergjet nën tokë, Panajotisit i kanë ngelur edhe 8 vite për të parë diellin me sy. Ndonjë amnisti e mundshme mund t’ia lehtësojë këto vite, por Gramozit nuk ia lehtëson dheun asgjë.

Tifozët kuq e zi do ta përkujtojnë gjithmonë. As Shqipëria nuk e la të harruar. Një gjimnazi në periferi të Tiranës ia dha emrin “Gramoz Palushi”.

Ne ua ngulëm thikën në zemër me lumturi, ata na e ngulën thikën në shpirt me urrejtje.

Kjo është histroia e trishtë e një shqiptari që jeton në Greqi, dhe e një psikopati që ka lindur aty.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *