Në mes të luftës ekziston edhe shpresa! Gruaja afgane sjell në jetë foshnjen e saj në avionin e evakuimit amerikan

Screenshot_21-8.png

Në mes të luftës dhe frikës ka edhe shpresë! Ky është rasti i një gruaje afgane, e cila ka sjellë në jetë foshnjen e saj në një avion amerikan që po bënte evauimin e tyre drejt Gjermanisë.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA, ku shkruante se nëna pasi nisi avioni kishte komplikime. Komadanti i avionit kishte bërë thirrje që të ulte avioni për të rritur presionin e ajrit në aeroplan, gjë që ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës dhe foshnjes.

Pasi avioni u ul, mjekët ushtarakë amerikanë erdhën në bord dhe ndihmuan nënën që të sillte në jetë beben e saj.

Ndër të tjera bëhet me dije se nëna dhe foshnja janë në gjendje të morë shëndetësore dhendodhen nën kujdesin e mjekëve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303