Në një javë, 16 procedime nga Policia e Beratit

Janë vendosur 373 masa administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe janë bllokuar 7 mjete për mungesë dokumentacioni.

Drejtoria e Policisë Berat

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë një jave ka proceduar 16 shtetas për vepra penale të ndryshme.

6 persona u arrestuan në flagrancë nga Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, 2 shtetas janë ndaluar pasi ishin shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia e beratit njofton se janë plotësuar 3 kërkesë – padi për t’u pajisur me Urdhër Mbrojtjeje.

Janë vendosur 373 masa administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe janë bllokuar 7 mjete për mungesë dokumentacioni.

Policia bën me dije se janë tërhequr edhe 7 leje drejtimi.

Lër një koment