fbpx

Në përgjigje të sanksioneve masive, Rusia u ndalon hyrjen liderëve të BE-së

das.jpg

Së fundmi Moska u ka ndaluar hyrjen e liderëve evropianë si përgjigje ndaj sanksioneve kundër Rusisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse në faqen e saj të internetit.

“Në përgjigje të sanksioneve masive të njëanshme të Bashkimit Evropian, në përputhje me parimin e reciprocitetit, i cili është themelor në të drejtën ndërkombëtare, pala ruse ka zgjeruar ndjeshëm listën e përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së dhe institucioneve të BE-së” për të cilët është e ndaluar hyrja në territorin rus.

Kufizimet vlejnë për udhëheqësit e BE-së, duke përfshirë një numër komisionerësh evropianë dhe krerët e strukturave ushtarake të BE-së, si dhe për shumicën dërrmuese të anëtarëve të Parlamentit Evropian që “promovojnë politika anti-ruse,” raporton Moska.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303