Në përkujtim të Lasgush Poradecit

Të shkruash për poetët dhe shkrimtarët shqiptarë nuk të mjaftojnë vite të tëra, pasi ata janë aq shumë dhe kanë bërë aq shumë vepra për mëmëdheun tonë.

Por ne gjejmë gjithmonë kohë për t’I kujtuar në datën e tyre të lindjes, ose në datët, kur ata janë larguar përgjithmonë nga ne.
Sot shënon data 12 nëntor, dhe përkon me ndarjen nga jeta të poetit dhe shkrimtarit Llazar Sotir Gusho, I njohur si Lasgush Poradeci. Ai lindi më 27 dhjetor 1899, në një qytet buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos.
I ati si një art dashës, pas mësimeve të shkollës fillore, e dërgoi Lasgushin në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir. Pasi I kreu studimet atje, I ati e nisi në Athinë, në liceun Leonin, institut ky më I hershmi në kryeqytetin grek.
Më 1921 regjistrohet në shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht.

Gjithshtu për shkak të veprimtarisë, shkrimeve dhe poezive që I shtoi kulturës shqiptare ai ka marrë edhe disa vlerësime nga ky vend si:

• Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”.
• Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci.
• Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla “9-vjeçare Lasgush Poradeci”.
• Rruga te Diga, te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.

Lër një koment